marte, 12.Dec.17, 7:34:40 AM
Welcome Guest

Thjesht Dhe Profesionale

Main » 2008 » shtator » 5 » Trajnerët e futbollit zotohen për mbarëvajtje sa më të mirë të kampionatit
Trajnerët e futbollit zotohen për mbarëvajtje sa më të mirë të kampionatit
5:38:55 AM
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, mbajtën sot një takim të përbashkët me trajnerët e klubeve të Superligës dhe të Ligës së parë, ku u bisedua për fillimin e kampionatit dhe mbarëvajtjen e tij.

Tema për të cilën u diskutua më shumë ndërmjet trajnerëve dhe drejtuesve të FFK-së ishte ajo e disiplinës, si nga ana e lojtarëve, po ashtu edhe e shtabit teknik. Krerët e FFK-së, Bekim Haxhiu, nënkryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm, kërkuan nga trajnerët e skuadrave që ta kryejnë sa më me korrektësi dhe profesionalizëm punën e tyre, duke eliminuar veprimet josportive. Nga ana tjetër, 19 trajnerët e pranishëm në këtë takim u zotuan se do të punojnë më shumë në këtë drejtim gjatë këtij kampionati. Do theksuar se ekseset e shumta përgjatë kampionateve të kaluara shpesh herë burimin e kanë pasur nga bankinat e skuadrave, me apo pa presion të kryesisë. Se sa do të jenë të fjalës trajnerët e skuadrave, se ata më nuk do të jenë shkas i ndonjë parregullsie dhe eksesi në fushën e gjelbër mbetet të shihet në vazhdim të kampionatit.

Category: Sport | Views: 707 | Added by: zeshkany | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
News topics
te rejat sot [14]
Sport [1]
Login form
News calendar
«  shtator 2008  »
DIHAMAMREJPRSHT
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Search
Site friends
Statistics

të gjith online 1
mysafirt: 1
Unserat e webit: 0
Tag Board
Copyright MyCorp © 2017 |