ejte, 02.May.24, 2:01:00 AM
Welcome Guest

Thjesht Dhe Profesionale

Main » Entries archive
« 1 2
dështojn të gjitha planet së koti , arab♪7t nuk e njofin shtet të rri kosovën
Category: te rejat sot | Views: 1417 | Added by: zeshkany | Date: 29.Aug.08 | Comments (0)

Është sulmuar nga hakerët serbë ueb-faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës. Aty shkruan se faqja është sulmuar nga United Jugoslavia Creë. Në vendet ku qytetarët e kryeqytetit do të duhej të lexonin për shërbimet e komunës, tash është vendosur harta e ish-Jugosllavisë me shenjë të flamurit serb dhe në të është vendosur një yll i kuq. Zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Asdren Osaj, i ka thënë KTV-së se faqja është duke u rregulluar dhe do të kthehet shumë shpejt në funksion. Ky akt duket se është vazhdimësi e luftës virtuale në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Hakerët shqiptarë nga Kosova kanë sulmuar ueb-faqen e agjencisë së lajmeve "JugPress", nga Leskoci, duke vendosur flamurin shqiptar me porosinë "Pranojeni pavarësinë e Kosovës".
Category: te rejat sot | Views: 952 | Added by: zeshkany | Date: 25.Aug.08 | Comments (1)

Me ftesë të Presidentit Fatmir Sejdiu, sot në Kosovë ka mbërritur për vizitë zëvendëskryeministri i Turqisë, Nazim Ekren dhe ministri pa portofol, Said Jazigjiogllu. Të shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Mahir Javgjellar, delegacioni turk, ka vizituar Tyrbën e Sulltan Muratit në Mazgit, ndërsa në orët e pasdites, do të vizitojë Prizrenin.
Attachments: Image 1
Category: te rejat sot | Views: 906 | Added by: zeshkany | Date: 25.Aug.08 | Comments (0)

Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin për Kosovën, së paku jo në një të ardhme të afërt. "Në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e drejta ndërkombëtare është thyer dhunshëm. Nëse në të ardhmen, Kosova përmbushë kushtet e së drejtës ndërkombëtare, ne do ta diskutojmë çështjen. Por, tash për tash, është çështje e mbyllur për ne", ka thënë kryeministri sllovak, Robert Fico.
Ai ka thënë se Bratisllava nuk i njeh pasaportat, sepse do të ishte qesharake ta bënte një gjë të tillë, duke mos e njohur shtetin e Kosovës.
Category: te rejat sot | Views: 904 | Added by: zeshkany | Date: 19.Aug.08 | Comments (0)

 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është normalizuar plotësisht procesi i prodhimit të Pasaportave të Republikës së Kosovës, ndërsa tashmë qytetarët që aplikojnë për to, mund të pajisen brenda afatit të përcaktuar ligjor
Category: te rejat sot | Views: 850 | Added by: zeshkany | Date: 19.Aug.08 | Comments (1)

1-10 11-15
News topics
te rejat sot [14]
Sport [1]
Login form
News calendar
«  maj 2024  »
DIHAMAMREJPRSHT
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Search
Site friends
Statistics

të gjith online 1
mysafirt: 1
Unserat e webit: 0
Tag Board
Copyright MyCorp © 2024 |