marte, 23.Dec.25, 5:29:23 PM Welcome Guest |
|
|
Main » 2008 » gusht » 25
|
Është sulmuar nga hakerët serbë ueb-faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës. Aty shkruan se faqja është sulmuar nga United Jugoslavia Creë. Në vendet ku qytetarët e kryeqytetit do të duhej të lexonin për shërbimet e komunës, tash është vendosur harta e ish-Jugosllavisë me shenjë të flamurit serb dhe në të është vendosur një yll i kuq. Zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Asdren Osaj, i ka thënë KTV-së se faqja është duke u rregulluar dhe do të kthehet shumë shpejt në funksion. Ky akt duket se është vazhdimësi e luftës virtuale në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Hakerët shqiptarë nga Kosova kanë sulmuar ueb-faqen e agjencisë së lajmeve "JugPress", nga Leskoci, duke vendosur flamurin shqiptar me porosinë "Pranojeni pavarësinë e Kosovës".
|
|
Me ftesë të Presidentit Fatmir Sejdiu, sot në Kosovë ka mbërritur për vizitë zëvendëskryeministri i Turqisë, Nazim Ekren dhe ministri pa portofol, Said Jazigjiogllu. Të shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Mahir Javgjellar, delegacioni turk, ka vizituar Tyrbën e Sulltan Muratit në Mazgit, ndërsa në orët e pasdites, do të vizitojë Prizrenin.
| |
|
|
| News calendar |
| « gusht 2008 » |
| DI |
HA |
MA |
MR |
EJ |
PR |
SHT |
| | | | | | 1 | 2 | | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | 31 | |
| Statistics |
të gjith online 1 mysafirt: 1 Unserat e webit: 0 |
|