shtune, 28.Dec.24, 11:29:31 AM Welcome Guest |
|
Main » 2008 » shtator » 02
Pas hetimeve të zhvilluara dhe ekzaminimit të dëshmive nga ana e hetuesve rajonalë për krime serioze, është identifikuar i dyshuari i mundshëm për vrasjen e kryer më 25 gusht në fshatin Volljakë të Klinës. Sipas policisë bëhet fjalë për një shqiptar rreth 35 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i cili është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit. Viktima nga fshati Rogovë e Gjakovës ishte vrarë me armë zjarri.
|
Ministri i Transportit Fatmir Limaj dhe kryetari i Prizrenit vizituan sot punimet, të cilat po vazhdojnë, për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Hoçë e Madhe-Jeshkovë të rajonit të Vrrinit, të Prizrenit. Gjatë vizitës ministri Limaj theksoi se me asfaltimin e kësaj rruge ne po vazhdojmë të kontribuojmë që banorët e kësaj zone, të mos kenë nevojë që për shkak të kushteve jo të mira të shpërngulen në zonë. Sipas ministrit Limaj projekti i asfaltimit të rrugës në gjatësi prej rreth 2 kilometrave, ka kushtuar rreth 300 mijë euro, që është bashkëfinancuar komuna dhe ministria. Janë udhëheqësit komunal të cilët kanë gjetur rëndësinë e prioriteteve të asfaltimit të rrugëve të rajonit të kësaj komune, theksoi ministri Limaj, ndërsa kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja falënderoi ministrin Limaj për gatishmërinë e realizimit të një projekti kaq të rëndësishëm, sepse me asfaltimin e kësa
...
Read more »
|
Në pajtim me nenin 84 pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu e miratoi sot listën e të ngarkuarve më punë në ambasadat e para të Republikës së Kosovës. Lista me emrat e të ngarkuarve më punë i ishte dorëzuar presidentit Sejdiu me 28 gusht nga ana e Qeverisë së vendit.
| |
|
|
Statistics |
të gjith online 1 mysafirt: 1 Unserat e webit: 0 |
|